Jennifer Aniston më në fund, e konfirmon lidhjen me një postim romantik
Jennifer Aniston e ka çuar marrëdhënien e saj me të dashurin Jim Curtis në një nivel tjetër.
Aktorja e njohur 56-vjeçare dhe producentja ekzekutive e “The Morning Show” postoi foton e tyre të parë së bashku në profilin e saj në Instagram të dielën në mbrëmje, duke i uruar atij ditëlindjen, transmeton Indeksonline.

“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime”, shkroi Aniston përkrah një fotoje romantike bardh e zi, ku shihet duke përqafuar partnerin e saj nga pas.
Ndërsa kjo është fotoja e parë së bashku që ajo ka postuar, aktorja kishte ndarë më parë një foto të tij në shtator, por ishte fshehur midis imazheve të tjera në galerinë e saj./Indeksonline/


