Jennifer Aniston mohon lidhjen me Obaman

Jennifer Aniston-i ka folur për thashethemet që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, për lidhjen e saj të dyshuar me ish-presidentin e SHBA-së, Barack Obama.
Gjithçka filloi kur u shfaqën pretendimet për një krizë të supozuar, në martesën e Barack dhe Michelle Obama-s.
Vëmendje të veçantë shkaktoi fakti që Michelle nuk mori pjesë në disa ngjarje të rëndësishme kohët e fundit, përfshirë funeralin e ish-presidentit Jimmy Carter dhe inaugurimin e Donald Trump-it.
Mediat më pas filluan të spekulojnë për një lidhje të mundshme mes Jennifer Aniston-it dhe Obama-s, e cila shkaktoi stuhi në publik.
Gjithashtu Jennifer-i i ka mohuar disa herë këto thashetheme, duke shpjeguar se mezi e njeh Barack Obama-n. Në emisionin e Jimmy Kimmel-it, kur prezantuesi shfaqi një kopertinë tabloidi që pretendonte se kishte një lidhje me Obama-n, Jennifer-i qeshi duke thënë se nuk ishte çmendur, por se e gjithë kjo situatë i dukej shumë qesharake.
“Unë e kam takuar atë vetëm një herë. Unë e njoh Michelle-n shumë më mirë se atë”, përfundoi ajo.