Jennifer Aniston zbuloi se për kë votoi në zgjedhjet presidenciale amerikane: “T’i japim fund epokës së kaosit”

Aktorja Jennifer Aniston ka zbuluar se ka votuar për zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Amerikanët kanë mundësinë të votojnë përpara ditës së caktuar të zgjedhjeve. Ata mund të votojnë nga distanca, për shembull me postë, ose personalisht, transmeton Indeksonline.
Jennifer shprehu mbështetjen e saj për Kamala Harrisin.
“Sot nuk votova vetëm për aksesin në kujdesin shëndetësor, lirinë riprodhuese, për të drejta të barabarta, shkolla të sigurta dhe një ekonomi të drejtë, por edhe për arsyen dhe mirësjelljen njerëzore. Mos harroni se vota juaj ka rëndësi kushdo që jeni dhe kudo që jetoni. Vota juaj është e rëndësishme”, ka nisur ajo postimin e saj në Instagram.
“E di qe nuk jemi dakord per çdo gje dhe kjo eshte bukuria e ketij vendi, por a nuk jeni ngopur me kete negativitet mes nesh? Frikesim dhe kercenim te vazhdueshem ndaj atyre qe nuk mendojne njesoj si te tjeret? Le t’i japim fund kësaj epoke të frikës, kaosit dhe sulmeve ndaj demokracisë sonë dhe le të votojmë për dikë që do të na bashkojë e jo të na kërcënojë”, shtoi ajo. /Indeksonline/