20:44 / E Shtunë, 27 Korrik 2019 / indeksADMonline

Jennifer Lopez befason të dashurin për ditëlindje, i bën urim të veçantë para mijëra adhuruesve

Pak ditë më parë diva e muzikës botërore, Jennifer Lopez mbushi 50 vjet.

Ndërsa sot po feston ditëlindjen, i fejuari i saj, Alex Rodriguez, shkruan Indeksonline.

Në këtë ditë të veçantë për çiftin nuk kishte si të mungonte as urimi nga ylli latin i muzikës.

J.Lo ka befasuar  Alex duke e ftuar të ngjitej në skenë gjatë një koncerti që këngëtarja po zhvillon në Miami.

Ajo ka uruar ë fejuarin e saj para mijëra adhuruesve duke i dhuruar një torte gjigante dhe një puthje romantike.

“Duke festuar sot dhe çdo ditë dashuria ime … ti je i veçantë, stuhi ime dhe qetësia ime në mes të stuhisë … faleminderit që ishe një dritë kaq e bukur në jetën time … Të uroj ditëlinjden më të bukur ndonjëherë !!!Urime Ditëlindja”, ka shkruar Jennifer përkrah një video që ka publikuar në ‘Instagram’.

Ndryshe, çifti u fejuan në mars të këtij viti./Indeksonline/