Jennifer Lopez bëhet figura reklamuese e kompanisë së njohur turke
Jennifer Lopez është fytyra e re e kompanisë së bizhuterive Zen Diamond. Fushata e saj e fundit shkaktoi ironinë se ajo “shet” unaza fejese, edhe pse vetë ka ecur katër herë drejt altarit.
Për shitjen e bizhuterive nga kjo markë turke, këngëtarja e njohur do të fitojë 10 milionë dollarë, megjithëse kjo konsiderohet një shifër e ulët për një superyll.
Këngëtarja 54-vjeçare pozoi për setin fotografik me një fustan të bardhë nusërie me supe të zbuluara dhe një unazë fejese, duke konfirmuar se është ambasadorja e re globale e markës.
“Jennifer Lopez është më shumë sesa një ikonë ndërkombëtare, ajo përfaqëson fuqinë, autenticitetin dhe bukurinë e përjetshme” tha presidenti i Zen Diamond, Emil Guzelis./Indeksonline/

