18:48 / E Diele, 11 Korrik 2021 / AR

Jennifer Lopez bën sakrificën e madhe për Benin

Jennifer Lopez ka vendosur t’i japë fund distancës me Ben Affleck dhe po kërkon për një shkollë për fëmijët e saj binjakë, Max dhe Emme, në Los Angeles.

J.Lo e ndan kohën e saj mes Los Angeles dhe Miami, por mesa duket ka vendosur të qëndrojë në California ku jeton edhe Ben Affleck.

Këngëtarja u fotografua me djalin e saj, Max, 13 vjeç teksa vizitonte një shkollë private, e veshur me xhinse, golf, taka dhe çantë Birkin.

Burime për “Hollywood life” treguan se Jenn dhe Ben po bëjnë të pamundurën që të qëndrojnë sa më shumë bashkë këtë verë e mesa duket këngëtarja e ka gjetur zgjidhjen duke u zhvendosur pranë tij.