Jennifer Lopez del pa pikë grimi, pasi shkëlqeu në shfaqjen e “Super Bowl”

Ajo dha performancën më të mirë të saj të viteve të fundit bashkë me këngëtaren tjetër latine, Shakira.
Bëhet fjalë për yllin e muzikës, Jennifer Lopez, e cila shkëlqeu në shfaqjen e “Super Bowl”, transmeton Indeksonline.

Por diva e lindur në New York ishte e lumtur të përqafonte një pamje më të thjeshtë gjatë një shëtitjeje bashkë me partnerin e saj në Miami të martën.

Këngëtarja e ‘Jenny From The Block’, 50 vjeç, ishte komplet pa grim dhe e veshur me veshje sportive me ngjyrë të kuq ndërsa ajo dhe i fejuari Alex Rodriguez u panë në shoqëri të njëri-tjetrit.

Kjo vjen pasi u zbulua se yllit dhe ekipi të saj iu deshën 10 orë për të përfunduar pamjen e saj për shfaqjen e madhe të “Super Bowl”.

‘Ne filluam në 10 të mëngjesit për të realizuar grimin tim.’

Në përgjithësi, 213 kostume dhe 143 palë këpucë u krijuan për J.Lo dhe 130 balerina. Përgatitjet për shfaqjen filluan në shtator të 2019./Indeksonline/
