Jennifer Lopez del publikisht në mbështetje të këtij kandidati në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Një tjetër yll i madh nga bota e showbizit mbështeti Kamala Harris në garën për presidente të SHBA-së.
Duke folur në një tubim të fushatës Harris-Walz në Las Vegas të enjten mbrëma, aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez kritikoi një shaka fyese të bërë në mitingun e ish-presidentit Donald Trump në Nju Jork, duke theksuar trashëgiminë e saj portorikane dhe duke i kërkuar komunitetit hispanik të votonte.

“Trump po punon vazhdimisht për të na ndarë. Në Madison Square Garden, ai na kujtoi se kush është në të vërtetë dhe çfarë ndjen në të vërtetë. Nuk ishin vetëm portorikanët që u ofenduan atë ditë, ishte çdo amerikano latin në këtë vend, ishte një fyerje për njerëzimin dhe për këdo me karakter të mirë”, tha Lopez./Indeksonline/