75 Mall Live Search
22:19 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Jennifer Lopez dhe Shakira performojnë së bashku në ngjarjen e madhe sportive

Jennifer Lopez dhe Shakira janë bërë bashkë për një super-performancë.

Divat e muzikës botërore kanë njoftuar se së bashku do të performojnë në ngjarjen e madhe sportive ‘Super Boël LIV’ i cili mbahet me 2 shkurt të vitit 2020, shkruan Indeksonline.

NFL, Pepsi dhe Roc Nation njoftuan të enjten se superyjet, të cilët kanë projekte muzikore në spanjisht dhe anglisht, do të performojnë në 2 shkurt në Stadiumin Hard Rock në Miami Gardens të Florida.

Këtë e kanë konfirumar edhe të dyja këngëtaret përmes llogarive të tyre personale në ‘Instagram’./Indeksonline/