10:34 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Jennifer Lopez duket si kukull, në darkë me të fejuarin Alex Rodriguez

Ata janë ndër çiftet më të njohur dhe më të përfolur të Holliwood-it, shkruan Indeksonline.

Të dy së bashku kaluan të dielen pasdite, ku lanë prapa angazhimet duke kaluar kohë relaksi me njëri-tjetrin.

Në West Hollywood në një restorant popullorë ata u takuan për darkë.

50 vjeçarja J.Lo linte përshtypje se ishte një vajzë e re, me paraqitjen e saj mbresëlënëse.

Me të dal nga vetura e saj, Lopez u pa të shkëlqente në një veshje të zezë që i shkonte shumë, ndërsa i dashuri i saj me kostum më solemn kaluan kohë të bukur dhe romantike së bashku.

Kujtojmë që ata së bashku janë të lidhur që nga viti 2017 dhe duken mjaft të lumtur së bashku. /Indeksonline/