15:20 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Jennifer Lopez ekspozon linjat trupore nga bicikleta

Këngëtarja, modelja, aktorja, valltarja e shumë atribute tjera i përkasin yllit Jennifer Lopez.

Ajo me aktivitetet e saj tash e shumë vite qëndron në fokus të publikut e të mediave rozë, madje edhe me secilën paraqitje që bën, qoftë edhe nëpër rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Së fundmi ajo ka shfrytëzuar rastin që në këtë kohë pandemie të mirret pak edhe me aktivitet fizik.

Andaj ajo ka zgjedhur që të ngas bicikletën, duke mos i shpëtuar syrit të fotografëve.

Ajo që bie në sy është forma e mirë trupore e 50-vjeçares, që vazhdon të jetë në top-formë. /IndeksOnline/