14:33 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Jennifer Lopez feston ditëlindjen, nuk mungon urimi romantik nga i fejuari

Jennifer Lopez sot feston ditëlindjen, ajo ka mbushur 50 vjet.

Dhe për këtë ditë speciale nuk ka munguar as urimi romantik nga i fejuari i saj, Alex Rodriguez, transmeton Indeksonline.

Rodriguez ka publikuar një numër radhazi të video në të cilën shihen kohët që çifti kanë kaluar së bashku.

“Përshëndetje zemër. Desha ta uroj ditëlindjen. Nuk mund ta besoj e dashur, që kur ne jemi bashkë, ti më ke bërë të ndihem sikur çdo ditë është fest e ditëlindjes. Faleminderit për pasionin, energjinë, inspirimin dhe që çdo ditë më shtyen të jem më i miri në atë që bëjë”, ka thënë 43 vjeçari në urimin e tij.

“Ti je thjeshtë partnerja më e mirë në jetë. Vajza më e mira, nëna më e mira. Performuesja më e mira. Ne të duam. Fansa e tu të duan. Fëmijët e tu të duan. Dhe unë të dua. Ta bëjmë këtë ditëlindje të veçantë. Të dua shumë”, ka vazhduar Alex në urimin e tij.

Kujtojmë që Jennifer dhe Alex u fejuan në mars të këtij viti gjatë pushimeve në Bahamas. Alex i propozoj J.Lo me një unazë në vlerë 4.5 milionë dollarë./Indeksonline/