Jennifer Lopez imiton Sophia Loren në fotosesionin e ri për “Guess”

Jennifer Lopez është fytyra e fushatës së re “Guess” pranverë 2020.
Dhe të premten marka e njohur lëshoi një tjetër fotografi të 50-vjeçare në një nga modelet e tyre të reja të veshjeve, transmeton Indeksonline.

E fejuara e Alex Rodriguez, e cila do të performoj bashkë me Shakira në Super Boël të dielën, dukej mahnitëse në një fustan me lule i cili sapo është vendosur në dyqanet e “Guess”.
Ylli i muzikës i ngjan idhullit të saj, Sophia Loren, në këtë imazh të ri, ku shihet në një fustan lules të verdhë dhe të bardhë, me shirita të gjerë të cilin mund ta keni për 128 dollarë.

Dhe Lopez madje tha javën e kaluar se ajo po përpiqej të ngjante me aktoren e madhe italiane që u shfaq në filma përkrah Cary Grant dhe Marcello Mastroianni.
“Kurdoherë që bëj një bashkëpunim, gjithmonë mendoj për një personazh që mund të luaj dhe të jem dhe jemi argëtuar shumë duke e bërë atë me këtë fushatë,” tha e noiminuara për Golden Globe.

Lopez është fytyra e re e “GUESS” dhe Marciano në të gjithë botën në fushatën reklamuese “Pranvera 2020”.
Fushata ishte e drejtuar nga Paul Marciano, zyrtari kryesor krijues për GUESS.Inc./Indeksonline/

