22:57 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Jennifer Lopez kthehet në studio, gati të sjellë diçka të re

Jennifer Lopez njihet si një femër me shumë talent, në muzikë, vallëzim, si tekstshkruese dhe shumë aftësi tjera që e bëjnë atë mjaft të dashur në të gjithë botën.

Ajo së fundmi ka publikuar disa fotografi, me ç’rast ka bërë të ditur se është kthyer në studio, gati për të sjellë diçka të re për fansat, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë që me hitet e saj Jennifer Lopez ndër vite ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën muzikore botërore.

Gjithashtu këngëtarja latine njihet edhe për dukjen e saj të freskët që përkundër viteve po i mahnit të gjithë. /Indeksonline/