10:14 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Jennifer Lopez kthehet në studio, lë pa fjalë me dukjen!

Jennifer Lopez ditë më parë u fejua me të dashurin e saj, Alex Rodriguez.

Por, ajo tashmë i është rikthyer angazhimeve, 49 vjeçarja u fotografua derisa po shkonte në një studio muzikore në New York, shkruan Indeksonline.

Ajo u kombinua në veshje, grim natyral duke mahnitur me pamjen dhe fizikun e saj perfekt.

Kujtojmë që Jennifer ka paralajmëruar një bashkëpunim me reperin, French Montana.

Jennifer dhe French, emri vërtetë i të cilit është Karim Kharbouch kanë bashkëpunuar edhe në vitin 2014 për këngën ‘I Luh Ya Pap’./Indeksonline/