08:40 / E Hënë, 10 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Jennifer Lopez kujton përvjetorin e 9-të, të këngës dhe performancës së saj të ‘zjarrtë’

Këngëtarja ‘legjendare’ Jennifer Lopez, po vazhdon të befasoj miliona fansat e saj, me vazhdimësinë që po e shfaqë në karrierën e saj muzikore, si dhe në paraqitjet e saj të zjarrta skenike.

Ikona latine e muzikës, J.Lo, përmes llogarisë së saj në Instagram, ka kujtuar përvjetorin e 9-të të këngës së saj “On The Floor”, shkruan Indeksonline.

Ajo gjithashtu ka kujtuar performancën e zjarrtë që kishte atë kohë kur po e performonte siç vetëm ajo di këtë këngë.

“Nuk mund të besoj se janë bërë 9 vite, prej kur u realizua kënga On The Flook!”.

Kujtojmë që këngëtarja tanimë është 50-vjeçare, por nuk e ka lëshuar aspak veten sa i përket bukurisë dhe formave trupore, pra vazhdon të jetë në super formë. /Indeksonline/