75 Mall Live Search
00:04 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Jennifer Lopez më e lumtur se kurrë, shfaqet përkrah të dashurit!

Ata janë në lidhje prej vitit 2017 dhe që nga ajo kohë janë të pandashëm.

Këngëtarja Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj Alex Rodrigues janë më të lumtur se kurrë derisa u shfaqen përkrah njëri-tjetrit, shkruan Indeksonline.

Ishte Alex ai që ndau disa imazhe në ‘Instagram’ ku 49 vjeçarja shihet në krahët e të dashurit të saj 43 vjeç derisa me flokët e lidhura dhe grim të lehtë ajo dukej për mrekulli.

Ndryshe, Jennifer dhe Alex kohë më parë deklaruar se përkundër thashethemeve ata ende nuk kanë plane për fejesë apo martesë./Indeksonline/