10:53 / E Premte, 18 Tetor 2019

Jennifer Lopezi me fustan nusërie, a po martohet?

JLo është shfaqur rrugëve të New York-ut me një fustan madhështor nusërie për xhirimet e filmit të saj më të ri, “Marry me”.

Aktorja Jennifer Lopez, tashmë po ndjek suksesin me një film tjetër të radhës, pas lavdatave që ka marrë për aktrimin që ka bërë në filmin “Hustlers”.

JLo është fotografuar në një fustan të veçantë si nuse, për rolin e saj në filmin “Marry me”.

Ajo duket madhështore në fustanin e përgatitur enkas për të, ndërsa në film luan rolin e një ylli të muzikës, e cila është në lidhje me personazhin të cilin e luan këngëtari latin, Maluma.

Filmi është në fazat e xhirimeve dhe nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur do të fillojë të shfaqet.