17:35 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Jennifer Lopez ndanë një moment të ëmbël, me të fejuarin Alex Rodriguez

Ajo jo vetëm që performoi në Super Bowl këtë vit, por u shfaq në një nga lojërat elektronike të kërkuara.

Pas skenave të parakohshme nga reklama e Michael Bay, për Hotelin Hard Rock, tregojnë se Jennifer Lopez-it iu bashkua edhe i fejuari i saj Alex Rodriguez në xhirime, transmeton Indeksonline.

Këngëtarja, 50 vjeçare, u pa duke shijuar një moment të bukur me A-Rod, 44 vjeç, teksa ai u përkul për ti dhënë një puthje në ballë  asaj në mes të skenës.

Jennifer dukej mahnitëse në skenë, me veshjen e saj të bardhë.

Nëna e dy fëmijëve dukej e pabesueshme në një jelek të shkurtuar, me xhinse që sillnin në pah këmbët e dobëta, ndërsa kishte vendosur një palë vathë të arit.

Reklama u transmetua për herë të parë gjatë Super Bowl LIV, momente pasi ajo dha një shfaqje epike me Shakirën gjatë shfaqjes energjike, që u prit shumë mirë nga publiku. /indeksonline/