Jenniferi, në krah të partnerit të saj Alex Rodriguez

Jennifer Lopezi është e njohur në të gjithë botën për aktivitetin e saj në muzikë, aktrim, vallëzim e shumë fusha të tjera.
Ajo është një nga femrat më atraktive dhe më të përfolura nëpër mediat rozë, shkruan Indeksonline.
Kjo për faktin se Jennifer Lopezi tanimë ka mbushur 50 vjeç dhe vazhdon t’u bëjë konkurrencë femrave të reja, me format e saj bombastike trupore dhe me dukjen e freskët që e karakterizon.
Jenniferi së fundmi është paraqitur në krahët e partnerit të saj Alex Rodriguez, me të cilin është e lidhur nga viti 2017.

Ajo është paraqitur në një formë mjaft të mirë, duke mos zhgënjyer as këtë herë publikun me paraqitjen e saj.
“J.Lo” mbetet një nga femrat më atraktive në botë. /Indeksonline/
