09:09 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Jennifer Lopez në xhirimet e filmit të ri, format e saj marrin gjithë vëmendjen!

Diva e muzikës botërore, Jennifer Lopez njihet si një nga femrat më punëtore në industri.

49 vjeçarja ka një karrierë të gjatë para vetës dhe po vazhdon të tregoj se nuk e ka ndërmend të ndalet, shkruan Indeksonline.

Ajo së fundi po xhiron filmin më të ri ‘Hustle’ teksa u kap nga paparacit gjatë xhirimeve në qytetin e New York-ut.

Ylli i muzikës vuri në pah setet e saj ‘bombastike’ në një fustan të shkurt me shkëlqim të kombinuar me taka të larta pallto ngjyrë kafe të hapur.

J.Lo vazhdon të mbetet një nga femrat më seksi në botë e këtë gjë e dëshmoj edhe në këtë paraqitje.

Ndryshe, kohë më parë ajo u fejuar me të dashurin e saj, Alex Rodriguez./Indeksonline/