75 Mall Live Search
22:32 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Jennifer Lopez nuk konsumon alkool, arsyeja do iu habis

Jennifer Lopez mbetet një ikonë e bukurisë dhe prej femrave më të suksesshme në botë.

Ajo është 50 vjeçare, por pamja e saj nuk e thotë një gjë të tillë, shkruan Indeksonline.

E sekretin e bukurisë ajo e zbuloj së fundi kur tregoj se ajo asnjëherë nuk konsumon alkool. J Lo qëndron larg alkoolit për të ruajtur lëkurën e shëndetshm dhe pamjen rinore.

Përveç alkoolit, ajo gjithashtu qëndron larg pirjes së duhanit dhe kafeinës

“Unë nuk pi alkool as kafe. Kjo vërtet shkatërron lëkurën tuaj ndërsa plakeni.”, tha Jennifer.

Diva e muzikës poashtu zbuloj se pi shumë ujë dhe merr të paktën 7 ose 8 orë gjumë çdo natë.

 “Unë dua nëntë ose 10 orë të mira, por kurrë nuk mund ta arrij atë. Kështu që shtatë ose tetë janë të detyrueshme.  Nëse nuk e marr atë thjesht nuk ndihem mirë. Filloj të ndjehem e çmendur, jam emocionale dhe ndjehem e lodhur gjatë gjithë kohës. ”, përfundoj ajo.

Kujtojmë që këtë vit Jennifer u fejua me të dashurin e saj, Alex Rodriguez./Indeksonline/