Jennifer Lopez paditet me 150,000 dollarë sepse postoi foton e saj në Instagram

Lajmi i keq: Jennifer
Lopez u padit me 150,000 dollarë sepse publikoi një foto të sajën pa miratimin
e fotografit.
Lajmi i mirë: Jennifer
Lopez ka një pasuri prej 400,000,000 dollarësh.
Sipas E!News, ndaj J.Lo u paraqit një kërkesë-padi lidhur me postimin e një fotografie në Instagram. Sipas dokumenteve, fotoja është postuar më 22 qershor të vitit 2017. Në foto, shfaqet personazhi Harlee (Jennifer) në filmin “Shades of Blue”. E drejta e fotografisë i takon Steve Sands, i cili tashmë kërkon 150,000 dollarë për shkelje të së drejtës së autorit.
Sipas padisë, J.Lo dhe kompania e saj e produksionit nuk kanë marrë leje për ta postuar.
Nuk është hera e parë që Lopez paditet për postim të fotove të saja, pa lejen e fotografëve. Në tetor të 2019-s, dikush tjetër kërkoi 150,000 dollarë shpërblim.
