09:57 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Jennifer Lopez përqafim të ëmbël me binjakët e saj Max dhe Emme

Ajo mund të jetë një super yll Hollivudian, por jeta e saj si një nënë sigurisht që është më e rëndësishmja, transmeton Indeksonline.

Të shtunën, Jennifer Lopez po shijonte disa pëqafime të ngrohta me binjakët e saj Max dhe Emme Muniz, 11 vjeç.

Treshja gjenden në Çikago, si pjesë e turneut të J.Lo, ‘It’s My Party”.

49 vjeçarja zgjodhi që të ndajë në llogarinë e saj në Instagram pamje të ëmbla me fëmijët e saj.

“Unë dhe ëmbëlsirat e mija” shkroi ajo për Max dhe Emme.

Jennifer Lopez nga lidhja me ish burrin Marc Anthony që ishin të martuar për 10 vite kanë këta 2 binjak.

Teksa tani këngëtarja është në lidhje me Alex Rodriguez.

Në mars, Alex i propozoi të dashurës së tij dyvjeçare me një unazë të prerë smerald, me vlerë 4.5 milionë dollarë.

Çifti i lumtur po pushonte në Baker’s Bay, kur ai hapi pyetjen.

Kjo shënon propozimin e gjashtë të Jennifer, unazën e pestë dhe së shpejti martesën e katërt. /Indeksonline/