10:10 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Jennifer Lopezi, shet shtëpinë e saj luksoze për 7 milionë dollarë

Jennifer Lopezi dhe Alex Rodriguezi e kanë shitur shtëpinë e tyre luksoze e cila ndodhet në Malibu.

7 milionë dollarë është vlera që çifti i famshëm ka pranuar për të shitur shtëpinë të cilën e kishin blerë një vit më parë.

Shtëpia është 4.400 metra katrorë me 5 dhoma gjumi, katër banjo dhe me një pamje mahnitëse nga bregdeti.

Ata fillimisht planifikuan të jetonin në shtëpi, por më pas ndryshuan mendje. /Indeksonline/