20:28 / E Diele, 18 Gusht 2019 / indeksADMonline

Jennifer Lopez shfaq trupin seks-bombë

Dy ditë pasi befasoi të dashurin e saj duke i blerë një veturë për datëlindje, këngëtarja ka shfaqur foto të reja bombastike në Instagram.

Jennifer Lopez bleu një Ford Bronco për të fejuarin e saj Alex Rodriguez me rastin e datëlindjes së tij të 44-të, vetëm pak javë pasi ish-ylli i MLB-së i dhuroi këngëtares një Porsche të kuqe për datëlindjen e saj të 50-të.

Ford Broncos Classic mund të kushtojë deri në 250.000 dollarë, derisa çmimi i Porsche 911 GTS fillon nga rreth 140.000 dollarë.

Pas shkëmbimit të dhuratave, aktorja ka vendosur t’i përkushtohet pushimeve të saja verore, duke ekspozuar trupin bombastik në plazh.  

Në mars, Rodriguez i propozoi Lopez  fejesë duke i dhënë një unazë 1,8 milion dollarë pas më shumë se dy vjet qëndrimi në lidhje./KosovaPress/