22:42 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Jennifer Lopez sjell skena të ‘nxehta’ nga prapaskenat e videoklipit të ri!

Diva e muzikës, Jennifer Lopez është një prej këngëtareve më të njohura, suksesshme dhe më seksi në botë.

49 ditë më parë ka publikuar këngën e re me videoklip ‘Medicine’ në bashkëpunim me French Montana.

Kënga e cila për vetëm disa ditë ka arritur të mbledh mbi 13 milionë klikime në ‘YouTube’ e ka shfaqur J.Lo në disa skena tejet seksi.

E tashmë kanë publikuar edhe prapaskenat nga ky videoklip në të cilat Jennifer vjen sensuale, joshës dhe me lëvizje provokuese.

Ndryshe, se fundi Jennifer u fejua me të dashurin e saj, Alex Rodriguez./Indeksonline/