75 Mall Live Search
16:43 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / BA

Jennifer Lopez thotë se divorci nga Ben Affleck ishte gjëja më e mirë që i ka ndodhur

Jennifer Lopez ka ndarë mendime të rralla mbi divorcin e saj të bujshëm nga Ben Affleck, duke e cilësuar si një pikë kthese në jetën e saj.

“Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur, sepse më ndryshoi,” tha këngëtarja dhe aktorja gjatë një interviste për CBS News Sunday Morning, teksa reflektonte mbi ndarjen e vitit 2024.

“Më ndihmoi të rritesha në mënyrën që më duhej, të bëhesha më e vetëdijshme,” shtoi 56-vjeçarja, duke pranuar se nuk është më e njëjta person që ishte një vit e gjysmë më parë.

Lopez rrëfeu se xhirimet e filmit të saj të ardhshëm “Kiss of the Spider Woman” ishin një strehë shpirtërore gjatë kohës më të mirë dhe më të vështirë të jetës së saj. “Çdo moment në set më mbushte me lumturi, edhe kur kthehesha në shtëpi dhe nuk ndihesha mirë, derisa mësova si të pajtohesha me boshllëkun,” tha ajo.

Megjithatë, artistja e hitit “On the Floor” theksoi se sot ndodhet në një vend shumë më të mirë: “Këtë verë kam kaluar ndoshta periudhën më të bukur të jetës sime. Po shijoj gjërat më shumë, nuk kam aq shumë presion.”

Lopez shtoi se ka kuptuar se lumturia qëndron në jetën e përditshme: “Gëzimi është tek momentet, tek përqafimi i gjithçkaje që të sjell jeta.”

Ajo gjithashtu i dha meritë ish-bashkëshortit Ben Affleck, 53 vjeç, për financimin e filmit të saj: “I thashë se kisha lindur për të luajtur këtë rol dhe ai më ndihmoi ta bëja realitet.”

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan në vitin 2022, por vetëm dy vite më vonë, në gusht të 2024, Lopez paraqiti kërkesën për divorc pas ndarjes së tyre të qetë më herët gjatë vitit. Çifti, i cili kishte ndërprerë fejesën e parë në vitin 2004, iu dha edhe një mundësi tjetër lidhjes në 2021, por përfundimisht rrugët e tyre u ndanë sërish.

Megjithatë, mediat raportojnë se ish-çifti ruan marrëdhënie miqësore dhe janë parë disa herë bashkë edhe pas ndarjes.