12:43 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Jennifer Lopez vazhdon koncertin në New York pas ndërprerjes së rrymës

49 vjeçarja Jennifer Lopez të hënën kishte për të performuar në Madison Square Garden.

Kjo pas një ndalese që u bë ditë më parë, saktësisht të shtunën kur derisa po performonte këngëtarja u ndërpre energjia elektrike në atë pjesë të New Yorkut, transmeton Indeksonline.

Ajo i shpërbleu fansat e saj duke e vazhduar shfaqjen, me performancat e saj të zjarrta si zakonisht.

Jennifer u fut në skenë duke e dhënë maksimumin në performancë, teksa i fejuari i saj Alex Rodriguez qëndroi pranë saj.

Ajo ishte e pranishme në Madison Square Garden ku po mbahej koncerti dhe nuk i zhgënjeu fansat e saj me paraqitjen e saj ‘energjike’ . /Indeksonline/