Jennifer Lopez vazhdon të befasoj të gjithë me format trupore

Këngëtarja , aktorja, vallëtarja shumë e suksesshme ndërkombëtare Jennifer Lopez që ndryshe njihet edhe si J.Lo, ka dëshmuar edhe njëherë që vitet janë vetëm numra, shkruan Indeksonline.
Në paraqitjen e fundit të saj në Instagram, bukuroshja latine, ka paraqitur linjat e saj trupore në formën më të mirë të mundshme.

Në moshën 50-vjeçare ajo ka ‘thyer secilin limit’ duke u bërë shembull i miliona fansave të saj.
Kujtojmë që hitet që ka sjellë J.Lo ndër vite mbesin ende të dëgjuara nga publiku. /IndeksOnline/