Jennifer Lopez veshi 2 fustane nusërie në dasmë, shikojeni të parin!

Fansat e kanë vënë re se JLO kishte veshur fustan nusërie për martesën e saj me Ben Affleck.
Mirëpo, para ceremonisë, 52 vjeçarja u pa për herë të parë me një fustan të bardhë, transmeton Indeksonline.
Parukierja, Chris Appleton, ka postuar një video të JLO para dasmës, duke treguar look-un e saj.
“Unë e kam këtë fustan për shumë vite, e ruaja dhe tani po e vesh në ditën e dasmës”, tha ajo në klip.
Ajo gjithashtu ndau një pjesë për fansat e saj, duke shpjeguar çdo gjë për ditën e madhe./Indeksonline/