75 Mall Live Search
13:32 / E Premte, 16 Janar 2026 / OSH

Jep dorëheqjen asambleistja e AAK-së në Gjakovë, ish-drejtoresha e Arsimit

Eranda Kumnova-Baçi ka dhënë dorëheqjen nga AAK-ja. Njëra nga asambleistet më të të votuara në Gjakovë dhe ish-drejtoresha e Arsimit ka dhënë disa arsye që e ka çuar drejt këtij vendimi.

“Të dashur qytetarë, miq dhe votues që më keni besuar në zgjedhjet komunale, sot kam marrë vendimin të largohem nga partia ku kam dhënë kontributin tim politik dhe njerëzor, duke ia parashtruar dorëheqjen nga të gjitha strukturat e kësaj partie z. Ramush Haradinaj.
Po ashtu ju informoj që në Asamblenë komunale do të jem e pavarur dhe jo pjesë e AAK-së.
Për katër vjet sa kam shërbyer si drejtoreshë e Arsimit, jam përkushtuar që shkollat të jenë paralelisht me kushte të njëjta, kam inicuar projekte të cilat i kanë shërbyer dhe po i shërbejnë ende të mirës së përbashkët. Sapo kemi filluar hapat e parë për digjitalizimin dhe jam kujdesur që të zgjidhja çdo sfidë me angazhim maksimal.
Dera ka qenë gjithmonë e hapur për qytetarët, nxënësit, prindërit, mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave pa asnjë dallim.
Arsyeja është e thjeshtë: puna, përkushtimi dhe integriteti nuk vlerësohen, ndërsa shpërblehen antivlera dhe servilizmi.
Nuk mund dhe nuk dua të jem pjesë e një dege politike që tashmë e ka humbur busullën morale dhe politike. Qëndrimi im do të ishte kompromis me ndërgjegjen time dhe me besimin e qytetarëve që presin përfaqësim dinjitoz.
Unë largohem, sepse politika pa vlera është thjesht pushtet pa dinjitet dhe unë zgjedh të mbetem në anën e parimeve.
Falenderoj familjen, bashkëpunëtorët dhe votuesit e mi, për mbështetjen e pakusht edhe në marrjen e këtij vendimi”, shkruan Kumnova-Baçi në njoftim./Indeksonline/