75 Mall Live Search
14:13 / E Diele, 01 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Jep dorëheqje edhe nënkryetarja e bashkisë së Durrësit

Pas Valbona Sakos është dorëhequr nga posti edhe nënkryetarja e bashkisë së Durrësit, Etleva Kondi.

Ajo u emërua në krye të detyrës rreth 2 muaj më parë.

Dorëheqja e kryebashkiakes së qytetit bregdetar, Sakos dhe nënkryetares vjen në një situatë ku qyteti i Durrësit është shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit.