75 Mall Live Search
14:01 / E Mërkurë, 09 Mars 2022 / A. M.

Jep dorëheqje Grida Duma, e inatosur me Lulëzim Bashën

Grida Duma ka dhënë dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike. Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se ky ishte vetëm një prej vendimeve të domosdoshme për demokratët.

Postimi i plotë:

Partia Demokaratike e Shqipërisë është në ditët e saj më të vështira.

Traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij.

FOTO/Grida Duma bën ndryshimin drastik në look,vështirë ta njihni –  Balkanweb.com – News24

Ndonëse shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike  të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të japë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputët, ata më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi  shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen kërkon nga të gjithë ne vendimarrje për shpëtimin e demokratëve të sakrifikuar një dekadë.

Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme që ka marrë, sot deklaroj që  jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domsdoshme për demokratët.

Partia Demokratike është fituese, demokratët do fitojnë!