17:14 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Jep dorëheqje kryeministri sllovak pas vrasjes së gazetarit

Ka dhënë dorëheqje kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico.

Dorëheqja e tij vjen dy javë pasi kanë nisur trazirat publike dhe protestat në rrugë për shkak të vrasjes së gazetarit sllovak Jan Kuciak dhe të dashurës së tij.

Qeveria sllovake është lëkundur nga protestat në rrugë, në të cilat është treguar pakënaqësi për mungesën e zhvillimit të hetimeve për vrasjen e gazetarit hulumtues.