75 Mall Live Search
17:37 / E Hënë, 29 Mars 2021 / AR

Jep dorëheqje kryetari i degës së LDK-së në Dragash

Indeksonline mëson se kryetari i degës së LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu ka dhënë dorëheqje nga pozita që mbante.

Dorëheqja e tij erdhi sot gjatë mbledhjes së degës së komunës.

Burime të Indeksonline thonë se dorëheqja e tij vjen pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e 14 shkurtit.