Jep dorëheqje kryetari i Mitrovicës Veriore

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq ka dhënë dorëheqje nga posti i tij i deritanishëm, bashkë me asamblistët në këtë komunë.
“Dorëheqjet do t’i kalojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u tha në seancën urgjente të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, sipas Radio Kontakt Plus.
E vetmja çështje e rendit të ditës ishte shqyrtimi i situatës politiko dhe të sigurisë.
Kjo dorëheqje vjen pasi përfaqësuesit serbë në Kosovë kanë vendosur të shtunën e 5 nëntorit që të mos jenë më pjesë e institucioneve të këtij shteti.
Një ditë më parë, dorëheqje ka dhënë edhe ministri Goran Rakiq.
Lista Serbe sot ka thirrur një protestë për ora 12:00 në veri të vendit. /Indeksonline/

