75 Mall Live Search
10:21 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Jep dorëheqje kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakiq

Shefi i Listës Srpska, me urdhër të Beogradit, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore.

Kjo është bërë e ditur përmes një konference të mbajtur në Kuvendit Komunal, ku të pranishëm ishin edhe asamblistët serbë.

“Dorëheqja ime vije pas vendosjes së taksës, kërcënimi i jetëve të serbëve si dhe arrestimet e pajustifikueshme të qytetarëve tanë”, është shprehur Rakiq.