75 Mall Live Search
14:35 / E Mërkurë, 17 Nëntor 2021 / LB

Jep dorëheqje kryetari i Vetëvendosjes në Podujevë

Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar një rezultat të dobët në zgjedhjet lokale të këtij muaji, duke fituar vetëm katër komuna.

Ende pa u certifikuar rezultatet e balotazhit, ka ardhur dorëheqja e parë nga strukturat e Vetëvendosjes.

Bëhet fjalë për kryetarin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Bajram Ajeti, i cili njoftoi për largimin nga kjo pozitë në llogarinë e tij personale në Facebook.

Postimi i plotë i Ajetit:

DorëheqjePas një rrugëtimi të gjatë si Kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, me një fillim jo të lehtë në strukturim dhe aktivitet politik deri në fitoret e një pas njëshme në zgjedhjet qendrore dhe lokale, ku u nisën ndryshimet e mëdha, nga fitorja e Llapit në fitore në tërë Kosovën, dorëhiqem nga pozita e Kryetarit të Qendrës për t’a lënë në duar të brezit të ri. Perkushtimin dhe vullnetin ndaj LVV-së do e kem të perjetshëm. Ju falenderoj të gjithëve për besimin, bashkëpunimin dhe rrugëtimin drejtë këtyre fitoreve.B.A.