20:35 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Jep dorëheqje ministri i drejtësisë, shkak rasti “Almiri”

Para pak çastesh ka dhënë dorëhqeje nga detyra Ministri i Drejtësisë në Maqedoni, Bilen Saliji, raporton Indeksonline

. Përmes një konference për shtypë, Ministri nga radhët e BDI-së, Bilen Saliji njoftoi dorëhqejen për shkak të vendimit që mori prokuroria për rikualifikim të rastit Almir Aliu.

“Angazhimi primar i kësaj qeverie është që gjyqësori të ecë në këtë rrugëtim drejt vende evropiane. Duhet të jemi të përpiktë dhe shumë të kujdesshëm. Kur u betuam në mënyrë solemne u zotuam se do të kthejmë besimin e qytetarëve”, tha Saliji, raporton Indeksonline.

“Vendimi kontrovers për rikualifikimin e veprës lëkundi besimin tim. Unë, përshkak të lëkundjes së këtij besimi, ndjej obligim moral të jap dorëheqje, jo si akt i dështimit e as presionit por si akt që besojë se do të jetë sensibilizues edhe më i madh i vëmendjes së institucioneve por edhe gjithë shoqërisë” – ishin fjalët e Salijit në konferencën për shtyp.

Ndryshe, dorëhqja vjen një ditë para protestës masive së paralajmëruar para Qeverisë së Maqedonisë në Shkup./Indeksonline/