Jep dorëheqje Monika Kryemadhi, Meta kryeson ‘Partinë e Lirisë’ deri në zgjedhjet e reja!

Monika Kryemadhi ka dhënë dorëheqjen nga LSI e cila tashmë do të quhet me emrin e ri, Partia e Lirisë.
Gjatë punimeve të Konventës së LSI, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike njoftoi largimin e Kryemadhit.
Me votat unanime të anëtarëve të Konventës, Ilir Meta u zgjodh drejtues i Komitetit Organizator deri në bërjen e zgjedhjeve të reja për kryetar, ndërsa zv/kryetar u zgjodh Agim Nesho.