10:32 / E Martë, 19 Tetor 2021 / A. M.

Jep dorëheqje një prej figurave të respektuara të LDK-së në Prishtinë!

Kushtrim Sopa, njëri prej asamblistëve më aktiv në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka pushuar aktivitetin politik, pas rezultateve jo aq të mira në zgjedhjet e 17 tetorit.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook.

“Para Kryetarit tejet të nderuar dhe të respektuar Lumir Abdixhiku si dhe kryesisë e paraqes dorëheqjen time dhe ndërprerjen e aktivitetit tim nga të gjitha strukturat e LDK-së”

May be an image of Kushtrim Sopa, standing, suit and indoor

Postimi i plotë:

Të nderuar familjarë, fqinjë, shoqëri dhe dashamirë shumtë.

Më lejoni që duke ju falenderuar juve deri në përjetësi për mbështetjen, vlerësimin dhe respektin tuaj ndaj meje, të ju njoftojë që nga rezultatet preliminare të mbledhura nga pesë degët e LDK-së, në mungesë të 20 vendvotimeve kam marrë diku rreth 400 vota (+-) dmth rezultat jo definitiv për shkak të mangësive të lartëcekura.

Sipas këtij rezultati del të jem diku në listën e afërt rezervë të Kandidatëve për Kuvendin Komunal nga radhët e LDK-së në Prishtinë.

Më lejoni gjithashtu që të ju uroj secilit prej kandidatëve të cilët kanë marrë votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e kuvendit komunal nga radhët tona dhe të subjekteve tjera, të gjithë këta vijnë nga fusha të ndryshme profesionale dhe kanë tipare të jashtëzakonshme humane, me theks të veçantë: Jeta Rafuna, Sami Salihu dhe Ema Nikçi Rexha me të cilët kisha fatin e jetës të bashkëpunojë me ta për katër vite ❤️👏🏻.

Për fund si refleksion demokratik dhe njerëzor pas një angazhimi personal në strukturat e LDK-së prej 21 viteve që nga forumi rinor e deri tek nëndegët, degët dhe  këshilli i përgjithshëm i LDK-së, si dhe mbështetjen e parezervë familjare që nga ekzistenca e LDK-së pra qe 32 vite po për këtë subjekt popullor-shpirtëror.

Para Kryetarit tejet të nderuar dhe të respektuar Lumir Abdixhiku si dhe kryesisë e paraqes dorëheqjen time dhe ndërprerjen e aktivitetit tim nga të gjitha strukturat e LDK-së.

Unë dhe familja ime si gjithmonë do të mbesim shpirtërisht pjesë e LDK-së për deri sa të ekzistojë ky subjekt të cilin na e la amanet Presidenti Ibrahim Rugova dhe shokët e tij të idealit.

Me respektin dhe dashurinë më të madhe për të gjithë ju,

I juaji,

Kushtrim Sopa ✌🏻💙.

*Prishtinë shkojmë edhe me një dalje masive dhe mbështetje siç dini vetëm ju, për rikthimin e madh të LDK-së në Prishtinë në krye me Përparim Ramën në ballotazhin e zgjedhjeve komunale më 14 nëntor 2021.