75 Mall Live Search
16:40 / E Premte, 10 Shtator 2021 / OSH

Jep dorëheqje përzgjedhësi i Turqisë

Selektori i kombëtarës së Turqisë, Senol Gunes, ka dhënë dorëheqje, transmeton Indeksonline.

Si duket turku nuk e kapërdiu humbjen e thellë nga Holanda, të cilën Turqia e pësoi me rezultat 6-1 dhe kjo ka bërë që ai të largohet.

Pavarësisht humbjes, Turqia qëndron në vendin e tretë të grupit G me dy pikë më pak se Hoalnda dhe Norvegjia që ndajnë pozitat e para, megjithatë Gunes vendosi të lëshojë rrugë. /Indeksonline/