75 Mall Live Search
23:03 / E Martë, 25 Gusht 2020 / C E

Jep dorëheqje presidenti i Barcelonës!?

Bordi i FC Barcelonës është duke mbajtur mbledhje urgjente ku temë diksutimi është njoftimi i Messit që do të largohet nga skuadra.

Por sipas mediave spanjolle, Josep Maria bartomeu ka dhënë dorëheqje nga kryesia e klubit vetëm që Messi të qëndroj, shkruan Indeskonline.

TYC Sport raporton se numri një i klubit katalonas ka njoftuar dorëheqjen para antarëve të bordit.

Më vonë klubi do të vijë me një komunikatë zyrtare ku vetëm njëri do të mbetet në Barcelonë, Messi ose Bartomeu.

Ndërsa derisa mbledhja po zhvillohet, para selisë së2 klubit janë mbledhur shumë tifoz dhe po protestojnë. /IndeksOnline/