Jep dorëheqje trajneri i skuadrës kosovare nga Liga e Parë

Humbja e KEK-ut nga Vjosa me rezultat 3-0, i ka kushtuar trajnerit Afrim Visoka.
Ai ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, menjëherë pas kësaj humbje, shkruan IndeksOnline.
”Pas përfundimit të ndeshjes KEK-u – Vjosa, trajneri Afrim Visoka ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës sonë.
Presidenti i klubit, Besnik Mjeku, në emër te të gjithë FC KEK-ut e falënderon trajnerin Afrim Visoka për përkushtimin, dashurinë dhe energjinë që tregoi gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë.
Vullneti dhe dëshira e tij për të arritur rezultate edhe më të mira ishte gjithmonë e madhe dhe e sinqertë.
FC KEK i uron trajnerit Afrim Visoka shumë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm profesional.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/