75 Mall Live Search
13:50 / E Hënë, 18 Mars 2024 / L K

Jep dorëheqjen trajneri legjendar në Bundesliga, ndahet me klubin pas 29 vjetësh

Trajneri Christian Streich nuk do të vazhdojë kontratën e tij që skadon me SC Freiburg dhe do të largohet nga klubi i Bundesligës në verë.

Këtë e ka bërë të ditur klubi të hënën. Christian Streich ishte nën kontratë me SC Freiburg për një total prej 29 vitesh duke qenë i lidhur me klubin në pozita të ndryshme.

“Pas 29 vitesh, është koha e duhur për të futur energji të reja dhe njerëz të rinj. Unë mendoj se lojtarët tanë gjithashtu kanë nevojë për energji të reja. Kjo është e rëndë për mua, por e mirë për të gjithë. Ky klub është jeta ime dhe jam jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen dhe dashurinë e madhe që kam marrë gjithmonë” ka thënë Streich me një video-mesazh.

Streich është i bindur se klubi do të gjejë një pasardhës të mirë për të dhe se gjërat do të vazhdojnë të ecin përpara./Indeksonline/