75 Mall Live Search
23:20 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / Z S

Jep dorëheqjen kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

Një zhvillim i papritur ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në kontekstin e politikës lokale në qytetin bregdetar të Vlorës.

Kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, vetëm dy vite pas marrjes së detyrës, raporton Euronewsalbania.

Sipas informacioneve të konfirmuara, Dredha ka dorëzuar dorëheqjen mëngjesin e kësaj të mërkure, e cila pritet të zyrtarizohet nesër.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj dorëheqjeje, e cila vjen një ditë përpara prezantimit të qeverisë së re.

Nga ana tjetër, gjatë muajve të fundit ka pasur një sërë lajmesh zyrtare mbi debatet mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të sapodorëhequr të Vlorës, lidhur me zhvillimet e punëve në bashkinë e qytetit bregdetar./Indeksonline/