12:53 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Jepet “ alarmi i kuq” , vullkani po shpërthen

Kompanive ajrore u është dhënë “alarmi i kuq” për rrezikun e hirit vullkanit në qiejt pranë Balit, pasi Mali Angung lëshoi një shtëllungë tym që shkonte.

Ky është çlirimi i dytë më i madh i ndodhur gjatë kësaj jave nga vullkani ishullor indonezian dhe shumë äuturime mësohet se janë pezulluar.

Alarmi i kuq jepet kur një shpërthim vullkanik është thuajse i sigurt, duke lëshuar sasi të konsiderueshme hiri.

Bali është një destinacion i madh turistik, ndonëse dy vendet kryesore turistike, Kuta dhe Seminyak ndodhen rreth 70 kilometra larg vullkanit.

Aeroporti kryesor i ishullit vijon të jetë i hapur si zakonisht, por disa linja ajrore kanë ndërprerë äuturimet. Hiri vullkanik mund të dëmtojë motorin e avionëve.