Jepet tenderi mbi 1.5 milionë eurosh për ndërhyrje emergjente në rrugën për në Rugovë

Për rregullimin emergjent të rrëshqitjes së dheut në rrugën nacionale N9 segmenti Pejë-Kuqishtë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturë i ka dhënë 1 milion e 577 mijë euro kompanisë “Graniti” Sh.P.K.

Sipas të dhënave në dosjen e tenderit, projekti i rehabilitimit të rrugës Pejë – Kuqishtë më saktë regullimit të rrëshqitjeve të dheut është një ndërhyrje emergjente dhe e domosdoshme për të garantuar sigurinë e rrugës dhe për të parandaluar degradimin e mëtejshëm të trasesë.
“Me përfundimin e këtyre punimeve, do të arrihet stabilizimi i plotë i rrugës dhe rikthimi i funksionalitetit të saj”, thuhet në dosje të tenderit.
