Jeremiq: Ndërkombëtarët e duan Vuçiqin shkaku i Kosovës
Perëndimi e do presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vetëm që të kryej atë që ka premtuar, marrëveshjen me Kosovën.
Kështu ka deklaruar, Presidenti i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, i cili ka thënë se sipas marrëveshjes që do të arrihet me Kosovën, kjo e fundit do të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe Serbia do t`i duhet të heq dorë nga Kosova.
“Të gjitha kërkesat e opozitës, të cilët protestojnë nëpër gjithë Serbinë janë me emërues të përbashkët – dorëheqja e presidentit të shtetit Aleksandar Vuçiq me marrëveshje për zgjedhje fer dhe demokratike dhe nëse kjo kërkesë nuk plotësohet deri më 13 prill, atëherë është i mundur radikalizmi i protestave në kuptimin e mosbindjes qytetare me ç‘rast ndërpritet mësimi nëpër universitete dhe bllokohen trafiku dhe institucionet”, ka thënë Jeremiq ndër të tjera për mediat serbe. /Indeksonline/